Federata e Futbollit të Amerikës ka miratuar një rregullore që iu kërkon lojtarëve të kombëtares të “qëndrojnë me respekt” gjatë himnit kombëtar, transmeton Koha.net.
Politika raportohet se është miratuar nga bordi i drejtorëve të Federatës më 9 shkurt, por doli në dritë të shtunën, raporton NYT.
Ky lajm është thënë nga ish-futbollisti i kombëtares amerikane Stuart Holden që në Tëitter ka shkruar se, “të gjithë që përfaqësojnë një ekip kombëtar duhet të qëndrojnë me respekt gjatë interpretimit të himnit në çdo ngjarje që përfaqësohet Federata”.
Kurse drejtori i komunikimit në Federatën e Futbollit të SHBA-ve, Neil Buethe i ka konfirmuar NYT përmes një emaili këtë lajm.
Ky vendim ka ardhur pasi futbollistja Megan Rapinoe ishte gjunjëzuar në dy raste në vitin e kaluar gjatë himnit kombëtar, njëherë duke përfaqësuar kombëtaren, dhe njëherë tjetër përderisa luante për Seattle Reign në Ligën Kombëtare të Futbollit për Femra. (b.an)