“Demat e kuq” kanë arritur të fitojnë me rezultatin minimal, 0-1 në transfertën ndaj Laçit, duke iu afruar kreut, në pritje të ndeshjes Flamurtari – Kukësi.
Ka mjaftuar një gol i Krasniqit në minutën e 67-të , që Partizani të dilte me tre pikë nga fusha e lojës, por më përpara të kuqve u ishin anulluar dy gola të shënuar nga sulmuesi Ekuban.
Partizani e kërkoi me ngulm fitoren që nga fillimi i takimit, ndërsa laçianët u zgjuan vetëm në minutat e fundit, por pa arritur të ndryshojnë shifrat finale të takimit.
Duhet thënë se takimi Laçi-Partizani u luajt pa praninë e tifozëve, pasi të dyja tifozëritë ishin të pezulluara.