Në hapësirën e psikologes në gazetën britanike ‘The Sun’ shumë probleme e dilema adresohen çdo ditë. Së fundmi, është dërguar edhe një letër e një burri 28-vjeçar që është i martuar, bën seks me shumë femra, por realisht ai ndjen për një mashkull.
Mesazhi i tij për psikologen
Bëj seks me çdo femër sa herë që më jepet rasti. Jam 28-vjeçar dhe jam i martuar prej tre vitesh. Gruaja ime është një vajzë e mirë dhe shumë mbështetëse. Ndërsa unë punoj në bankë dhe tani jam në zyrën e Singaporit dhe do punoj këtu për një vit. Unë bëj seks me shumë femra, madje brenda muajit ndodh që kam marrëdhënie seksuale me katër femra të ndryshme, pasi askush nuk e di që jam i martuar. Mirëpo e gjitha kjo është një mbulim për ndjenjat e mia të vërteta, pasi unë paralelisht kam një lidhje tjetër me një mashkull. Ai është në ushtri për momentin e po ashtu është i martuar. Kemi biseduar së bashku, por nuk e dimë çfarë të bëjmë. Nëse duhet të vazhdojmë martesën siç ka qenë apo duhet ta themi të vërtetën.
Përgjigja e psikologes:
Të gjithë ne jemi të dhënë pas seksit të njëjtë në ndonjë moment. Pyetja më me rëndësi është se çfarë duhet të bëjmë në lidhje me këtë. Nëse je duke bërë seks me femra të ndryshme gjatë gjithë kohës dhe nuk keni ndjenja për ndonjë mashkull tjetër, duhet ta vërtetosh nëse ndjenjat për të dashurin tënd janë seksuale apo një lidhje më shumë vëllazërore.
A mund ta shikosh atë si partner? Në të dy, rastet raporti me bashkëshorten tënde nuk është korrekt, pasi ajo meriton një burrë besnik