Irani është duke negociuar për të blerë raketa detare nga Rusia dhe ka gjasa që të bëjë blerjen më të mëdha të armëve kur të skadojë ndalesa e OKB-së më 2020, për shitjen e armëve të sofistikuara, thuhet në një raport të inteligjencës së SHBA-së.
Raporti i bërë muajin e kaluar nga Inteligjenca detare amerikane, të cilin e ka siguruar Bloomberg Neës, dhe e ka publikuar më 3 mars, thotë se Irani me gjasë do të blejë luftanije, nëndetëse dhe raketa anti-anije, kur të hiqen sansionet e Kombeve të Bashkuara, të cilat janë në kuadër të marrëveshjes bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore.
Skadimi i ndalesës për armët “do t’i lejojë Iranit që të blejë armë të huaja, të cilat kanë qenë të paarritshme” për vite me rradhë, thuhet në raport.
Ndonëse është duke pritur që të skadojë ndalesa, duket se Irani tashmë ka nisur negociatat me Rusinë për raktet mbrojtëse detare SS-N-26 Yakhont, përgatiti Koha. (b.an)