Presidenti Donald Trump akuzoi sot paraardhësin e tij Barack Obama se e ka përgjuar para zhvillimit të zgjedhjeve presidencialeve më 8 nëntor, një deklaratë që ka shkaktuar shumë polemika në SHBA.
Trump e bëri këtë akuzë në një seri mesazhesh në profilin e tij “Twitter” pa dhënë as detaje as prova.
“E neveritshme! Sapo zbulove se presidenti Obama kishte vënë linjat e mija nën përgjim në kullën Trump deri para fitores time”, shkruan Trump.
“Është makartizëm”, komenton ai, duke iu referuar kërkimit të mbështetësve dhe simpantizantëve komunistë në SHBA në vitet 1950.
Donald Trump bëri gjithashtu një paralelizëm me skandalin e “Watergate”, përgjimi politik që solli në vitin 1974 dorëheqjen e Richard Nixon, në atë kohë presidenti i vendit./b.d