“Sapo kam zbuluar se ai vuri nën përgjim telefonat e ‘Trump Tower’ pak para fitores sime. Ky veprim është një ‘mekartizëm’”, shkroi Trump në profilin e tij në Twitter.
“A është e ligjshme për një president të përgjojë një garë presidenciale?.
Një avokat mund t’i bëjë një padi të madhe, meqenëse Obama përgjonte telefonat e mi tetorin e kaluar”, shtoi Trump.
Për kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë, ky është një skandal i ngjashëm me atë të “Watergate”. “Ky është Nixon/Watergate. Djalë i keq, apo i sëmurë?”, pyet Trump ndjekësit sa i përket veprimit të Obamës.