Interi do të tentojë që të blejë mesfushorin belg të Romës, Radja Nainggolan, gjatë afatit të verës.
Raportohet se Interi është i gatshëm t’i ofrojë Romës një shumë të majme parash për t’ia rrëmbyer super-yllin e mesfushës.
Nainggolan shënoi dy gola të mahnitshëm pikërisht kundër Interit në derbin e javës në Serie të dielën e kaluar.
Sipas Calciomercato.com, kjo nuk është hera e parë që Inter e kërkon 28-vjeçarin, pasi veren që shkoi oferta e tyre ishte refuzuar nga Roma.
Thuhet se Interi kishte ofruar 35 milionë euro plus bonuse për Nainggolan, por Roma kishte refuzuar pasi kishte shitur Miralem Pjanicin te Juventusi./a.m.