Në mediat greke po qarkullon një karikaturë e dy heronjve grekë Markos Botsaris dhe Thedoros Kolokotronis duke bërë shqiponjën.
Fotoja u publikua fillimsht nga portali Neësbomb.gr dhe u përhap më pas me shpejtësi në mediat helene.
Ajo ëhstë cilësuar si një provokim i hapur nga “neonazistët” shqiptarë. Mediat greke shkruajnë se po përdhosen heronjtë e pavarësisë së Greqisë.
Në shtetin helen po ushtrohet presion për reagim nga ana e Ministrisë së Jashtme të këtij vendi./a.m.