Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuar për “Trafikim të të miturve” dhe “Falsifikim të pasaportave” i dënuar me 13 vite 3 muaj burg.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarri”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me Vendimin e datës 18.02.2016, e ka dënuar 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i të miturëve”, kryer në bashkëpunim dhe ”Falsifikimi i pasaportave”.
b.d