Këtë mbledhje në Këshillin e Sigurimit e ka veçuar edhe fjalimi i përfaqësuesit të Japonisë në OKB, i cili ka folur për potencialet ekonomike dhe ato të zhvillimit në Kosovë, duke marrë edhe si shembull fabrikën japoneze të kërpudhave në Mitrovicë.
“Kosova ka mjaftë bukuri natyrore, siç janë Ujëvara e Mirushës, banja të ndryshme, qyteti i Pejës, të gjitha këto janë përparësi për turizmin kosovar. Pra të shkojmë në Kosovë dhe ta zbulojmë Kosovën”, tha ambasadori japonez në KS të OKB-së. (b.an)