• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MINISTRIA E MBROJTJES/ Ligj i ri për rezervistët, si do rikthehen ekspertët në skemë

by Java News
28/02/2017 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministria e Mbrojtjes po përgatit një ligj të ri për rezervistët i cili parashikon rikthimin e tyrë në skemë. Sipas ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila raportoi në Komisionin e Sigurisë, rezervistët janë ekspertë dhe janë larguar nga Forcat e Armatosura para kohë, prandaj duhet të rikthehen.

“Thuajse në të gjitha legjislacionet e vendeve të aleancës koncepti i statusit të rezervistit është atje. Madje në disa vende edhe shumë herë më i zhvilluar se sa koncepti që ne kemi patur dikur për rezervistin. Për fat të keq për shkak të ligjit të daljes në rezervë, lirimit, largimit nga ushtria për shkak të mospërparimit në gradë, shumë ekspertë të forcave të armatosura dalin në rezervë më herët nga mosha e tyre e pensionit. Madje shumë më herët. Ne në këtë rast humbasim ekspertizët e tyre. Shumë prej anëtarëve të Forcave të Armatosura, qofshin këta ushtarë, nënoficerë apo oficerë, dalin në në një moshë shumë të re. Pra janë akoma shumë aktiv për të bërë angazhimeve publike, kjo për shkak të  ekspertizës, disiplinës, për shkak të trajnimit, për shkak të përgatitjes fizike dhe kështu me radhë. Kështu që nevoja për t’i angazhuar rezervistët është një nevojë prezente në Shqipëri, ashti siç është nevojë në çdo vend aleat të NATO-së. Ne jemi duke punuar për ligjin e rezervistëve, porn ë të njëtën kohë kemi krijuar mundësinë e rilistimit të të gjithë ish ushtarakëve në rezervë apo në lirim, për të bërë të mundur që të jenë present sa herë që shoqëria ka nevojë për këta”,- u shpreh Mimi Kodheli.

“Në rast të emrgjencës civile, pra dëborë apo përmbytje, ka shumë eksperët që sot janë jashtë Forcave të Armatosura. Bazuar në konceptin e rezervistëve, bazuar në zyrat e rezervistëve do të ngremë në çdo qendër qarku, do të mundësohet thirrja e kësaj ekspertize, sigurisht kundrejt një pune vullnetare apo pune të paguar, për të mundësuar lethësimin e punës edhe për ata që sot janë ushtarakët aktiv. Në duhet të dimë se ku janë ish ushtarakët që kanë ekspertizë të nevojshme për të qënë të gatshëm për të mbrojtur atdheun.Unë besoj fort se forcat rezerviste të jenë aktive. Do ta lethtësonte shumë punën tonë, kur flitet për ndërhyrje të mëdha. Qoftë në raste tëmrmetesh, qoftë në raste përmbytjetsh, bllokimesh apo situate të tjerë. Shuëmë shpejt do të bëjmë një ligj i cili do të jetë specifik për rezervistët”,- theksoi Kodheli.

Prezenca në luftën kundër ISIS
Gjithashtu gjatë raportimit në Komsionin e Sigurisë për reformën ligjore në Forcat e Armatosura në vitin 2016, Kodheli shpjegoi disa nga risitë për ushtrië. Gjatë këtij raportimi Kodheli bëri të ditur se ushtria shqiptare është angazhuar në disa misione ushtarake paqeruajtëse. Sipas Ministres së Mbrojtjes, Shqipëria shumë shpejt do të ketë prezencë ushtarake edhe në luftën kundër ISIS. “Një ligj që do të vijë në tryezën tuaj ka të bëjë me ushtarakët tanë në koalicionin global në luftën kundër ISIS. Flasim për një aleancë të zgjeruar të NATO-­s në Irak, Bagdad dhe qytete të tjera. Prezenca jonë është kërkuar nga partneri ynë strategjik SHBA. Është një vendimmarrje e Parlamentit dhe miratimi duhet të kalojë me ligj në Kuvend”, u shpreh Kodheli. Sipas saj, Shqipëria ka dyfishuar prezencën e saj në Afganistan, por edhe në misionet e tjera. Ndërkohë e pyetur nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho për prezencën e ushtrisë greke në kufirin shqiptare, Ministrja e Mbrojtjes e quajti këtë veprim një lodër ushtarake. “Një lloj nevrikllëku nga ministri grek i Mbrojtjes. Afruan edhe trupa në kufi, por mua m’u dukën më shumë si lodra se sa si veprime të mirëfillta ushtarake”, tha Braho. “Gjithsesi ato quhen lodra ushtarake. Shpesh herë fqinjët tanë hedhin parulla edhe për konsum të brendshëm politik”, tha Kodheli. Gjithashtu në komisionin e sigurisë ka raportuar edh zv/Ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, për veprimtarinë gjatë 2016­-së.

Rezervistë
“Ne në këtë rast humbasim ekspertizët e tyre. Shumë prej anëtarëve të Forcave të Armatosura, qofshin këta ushtarë, nënoficerë apo oficerë, dalin në në një moshë shumë të re”

Luftë
“Një ligj që do të vijë në tryezën tuaj ka të bëjë me ushtarakët tanë në koalicionin global në luftën kundër ISIS. Flasim për një aleancë të zgjeruar të NATO-­s në Irak, Bagdad dhe qytete të tjera”

Next Post
Atentati ndaj Çiçës/ Çfarë tha kur u vetëdorëzua në polici Renato Milloshi

Atentati ndaj Çiçës/ Çfarë tha kur u vetëdorëzua në polici Renato Milloshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In