Dëshmitë e penalitetit janë marrë për dy identitete Armando Prenga dhe Mondi Prenga.
Në një prononcim për Shqiptarja.com ish-deputeti shprehet “Këto janë dokumente të Italisë që tregojnë se nuk kam asnjë lloj dënimi.
Të gjitha janë vetëm shpifje. Nuk ia kam dërguar prokurorisë dhe KQZ sepse ishte fundjavë dhe nuk kisha ku t’i merrja, më erdhën sot.
Unë nuk kam asnjë lidhje me emër tjetër. Shenjat e gishtave janë unike, nuk kanë lidhje me emrat. Më të saktë se këto vërtetime nuk ka” u shpreh Prenga.
Deputeti Armando Prenga rezulton i njohur për policinë italiane me 7 emra të ndryshëm.
Report Tv ka mundur të sigurojë përgjigjen e autoriteteve italiane për njësinë e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme kur rezulton se deputeti Prenga i cili zyrtarisht ka përdorur edhe emrin Mondi Prenga rezulton me precedent penal.