Burri më i gjatë në Britaninë e Madhe, Neil Fingleton, aktori i serisë së suksesshme «Game of Thrones», vdiq në moshën 36-vjeçare, njoftoi sot klubi britanik i personave të së njëjtës gjatësi.
«Për fat të keq jemi informuar ditën e shtunë për vdekjen e Neil Fingleton, burrit më të gjatë në Britaninë e Madhe », shkruan organizata në profilin e saj në Facebook.
”Fingleton, 2,32 metra i gjatë, vdiq pas një ataku kardiak”, sipas medias britanike.
I lindur në Durham, (Verilindje të Anglisë) ai fillimisht ka luajtur basketboll në SHBA dhe në Spanjë përpara se të rikthehej në Britaninë e Madhe për të përqafuar karrierën e aktorit.
Ai ka luajtur kryesisht në role si «X-Men:Fillimi » (2011) dhe «Games of Thrones», ku ka luajtur rolin e Mag Mar Tun Doh Weg, i ashtuquajtur Magu i pushtetshëm.
Njoftimi i vdekjes shkaktoi një lumë postimesh në rrjetet sociale.
”Jam thellësisht i prekur nga lajmi i vdekjes tragjike të Fingleton”, shkroi në Twitter Ian Whyte, një tjetër aktor i “Games of Thrones”.
”Ai tashmë i ka realizuar ëndërrat e tij. U prehsh në paqe”, thekson ai./a.m.