Del foto e 34-vjeçarit Flamur Pirraçi, i cili sulmoi ditën e sotme Kreshnik Spahiun brenda çadrës së PD-së. Pirraçi, 34 vjeç ka në profilin e tij në “Facebook” një foto me Sali Berishën. Ai duket se është një fans i tij. Po kështu edhe dëshmitarët në vendngjarje thanë se ai është parë disa herë në çadrën e PD-së këto ditë. Nuk dihet ende motivi i sherrit, por Pirraçi është shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen.