Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është qëlluar me grushte jashtë çadrës së protestuesve të PD, përpara Kryeministrisë. Policia ka arrestuar një shtetas pas këtij incidenti. Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë dyshohet të ketë sulmuar Spahiun. Keta ngjarje e ka konfirmuar edhe vetë Spahiu.
“Më ka qëlluar nja dy tri herë. Kam dëmtime në fytyrë, dëmtime të rënda. Kam bërë kallëzim në Polici”, tha Spahiu.