Facebook është rrjeti social i preferuar nga trafikantët e qënieve njerëzore për të publikuar shërbimet e tyre në vendet e origjinës së emigrantëve që duan të mbërrijnë në BE.
Ofertat ndodhen nën kategori të ndryshme, duke filluar nga “Transporti në Europë” dhe në to përfshihen të dhëna për qëndrimin, dokumentat e falsifikuara dhe pikat e kontaktit në vende të tjera.
Por shumëllojshmëria e ofertave tregon se organizatat kriminale që kontrollojnë trafiqet po përpiqen të korruptojnë funksionarë të ambasadave dhe konsullatave europiane të vendeve jashtë BE-së.
Të dhënat janë pasqyruar në një raport të hartuar nga Qendra mbi trafikimin e qënieve njerëzore pranë EUROPOL, pas një viti hetime.
Oferta e transportit në vitin 2016 është bërë më e detajuar, duke u pasuruar me mënyra të ndryshme dhe kombinime, përfshirë këtu udhëtime në anije turistike, transporti dhe madje edhe përmes rrugëve ajrore raporton TCH.
Gjithashtu nuk mungojnë organizata që publikojnë mundësi për martesa dhe paketa për leje qëndrimi për qëllime studimi apo pune.
Një tjetër e dhënë është se, gjatë vitit 2016 është konstatuar një lëvizje e lehtë nga Facebook drejt rrjeteve të tjera sociale, si Telegram.