Një krijesë e madhe, misterioze, e çuditshme dhe me flokë ka dalë në një plazh në Filipine.
Askush nuk e di se çfarë është ajo dhe vendasit të habitur kanë shkuar në plazhin në Cagdainao, ishujt Dinag, për të parë kafshën e pazakontë e sigurisht për të bërë edhe foto.
Bisha e bardhë me flokë mendohet të ketë dalë në breg pas një tërmeti që ndodhur ditët e fundit. Disa krijesa të pazakonta në brigjet e ishujve tropikalë kanë dalë nga deti pas tërmetit vdekjeprurës të dielën.
Disa njerëz thonë se kafsha është një përbindësh, por nuk ka përgjigje përfundimtare.
Disa sugjerojnë se kafsha mund të jetë e ngjashme me një gjysmë balenë gjysmë polare ose mund të jetë ndonjë lloj ariu që është parë në Margate të Afrikës së Jugut më 25 tetor të vitit 1924 dhe që atëherë mbante nofkën Trunko./ora/a.k