Një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës të cilët kanë pasur kursime në deviza gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.Ministria e Financave e Serbisë u ka bërë thirrje publike të gjithë personave nga republikat dhe krahinat e ish-Jugosllavisë, të cilët deri më 27 prill 1992 kanë pasur kursime në deviza në bankat e Serbisë (si Jugobanka, Beobanka, etj), të paraqiten marrjen e tyre.
Afati për të aplikuar për kthimin e devizave të kursyera është 6 marsi, kurse vendimi përfundimtar do të merret brenda 120 ditëve, njofton Klan Kosova.
Bashkë me aplikacionin duhet të paraqitet edhe kopja e vërtetuar e letërnjoftimit, origjinali i librezës së kursimeve në deviza, deklarata se këto deviza të kursyera nuk janë transferuar tek ndonjë person tjetër, si dhe vërtetimi i lëshuar nga institucionet përkatëse të republikave të ish-Jugosllavisë se personi nuk e ka realizuar të drejtën e tij deri më tash. (b.an)