Me të nuk do të flasim për rolin ku mund të luajë ai në kombëtare, por për gjërat tona. Do të ketë një takim me Balotelin”, konfirmoi trajneri, i pyetur nga gazetarët për planet e tij para ndeshjes së marsit me Shqipërinë.Për këtë të fundit, Ventura ka bindjen e plotë se është një takim shumë i vështirë dhe ashtu si Oriali një ditë më parë, ka deklaruar se duke e ditur një gjë të tillë, është vendosur që sfida të zhvendosej në Sicili.“Më kanë thënë që Palermo nuk ka zhgënjyer kurrë kombëtaren, është një qytet që e do futbollin dhe e do kombëtaren. Shpresoj që të mos zhgënjejë as këtë vit pasi kemi dy ndeshje thelbësore, me Shqipërinë dhe Izraelin, pasi Spanja është një çështje krejtësisht ndryshe.Në ndeshjet thelbësore kemi nevojë për publikun tonë. Nëse është e vështirë të luhet në disa fusha kundërshtare, uroj që të bëhet e komplikuar edhe për kombëtaret e tjera që të luajnë në shtëpinë tonë. Këtu në Federatë të gjithë më thonë se Palermo nuk ka zhgënjyer asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as kundër Shqipërisë”, deklaroi Ventura, i cili kërkoi hapur mbështetjen e tifozëve për këtë sfidë.