Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas publikimit të një e-maili ku tregohet urdhri i drejtorit të burgjeve për të monitoruar telefonatat në burgje nga të dënuarit që shqetësojnë ministrat me thirrjet e tyre.
Drejtoria e Burgjeve konfirmon ekzistencën e urdhrit për monitorimin e telefonatave duke theksuar se kjo ëhstë në përputhje me rregullat.
Ja deklarata:
“E konfirmojme ekzistencen e ketij emaili shperndare nga zyra e Informacionit e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve me dt 27.01.2017. Ky urdher verbal i drejtorit te pergjithshem transmetuar me fonogram per te gjitha IEVP eshte teresisht ligjor dhe konform rregullores per arsye se ne shume raste eshte shkelur procedura standarde e regjistrimit te numrave te telefonit qe do te telefonojne personat qe vuajne denimin.
Kjo neglizhence dhe shkelje proceduriale nga ana e disa prej punonjesve te policise se burgjeve ka sjelle per pasoje qe ne shume raste persona te denuar kane telefonuar zyrtare te larte publik duke i sjelle shqetesim.
Ne listen e zyrtareve te telefonuar nga kartofonat e IEVP theksojme se ka patur telefonata ne drejtim te Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, ministrit te Drejtesise si dhe ndaj nje numri tjeter zyrtaresh te larte.
Per keto arsye, drejtoria e pergjithshme e burgjeve ne date 27 janar 2017 nepermjet ketij urdheri te shperndare i ka rikujtuar punonjesve te policise se burgjeve te kryejne detyren me seriozitet per te mos patur ne te ardhmen telefonata te tilla karshi zyrtareve publik.
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve me pergjegjesi ju ben me dije se cdo urdher verbal apo me shkrim eshte teresisht sipas akteve qe normojne sigurine e sistemit dhe ky njoftim I shperndare nuk shkel ne asnje rast te drejtat e te denuarve.
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ju ben me dije se ne cdo rast eshte e hapur per cdo media dhe individ ne dhenien e informacionit”.