Në Statujën e Lirisë në New York, është vendosur një pankartë në të cilën shkruante “Refugjatët janë të mirëseardhur”, raporton televizioni amerikan ABC.
Vetëm atëherë kur është konstatuar si është vendosur dhe nëse mund të largohet pa u dëmtuar Statuja e Lirisë, pjesëtarët e policisë kanë larguar pankartën, transmeton Telegrafi.
Një grup aktivistësh nga “Alt Lady Liberty” ka marrë përgjegjësinë për vendosjen e pankartës.
Në një intervistë dhënë televizionit CNN, ata kanë deklaruar “se pothuajse shumica e qytetarëve amerikanë kanë prejardhjen nga ndonjë vend tjetër i botës dhe se Amerikën e bëjnë të madhe emigrantët dhe refugjatët, dhe për këtë e kemi vendosur pankartën se ata janë të mirëseardhur në SHBA”. (b.an)