Në intervistën e parë që nga ndarja nga Brad Pitt, aktorja Angelina Jolie, nuk mundi t’i ndal lotët.
Por intervista nuk i pëlqeu fare aktorit, pasi ai mendon që ajo është shfaqur si viktimë, transmeton Klan Kosova.
“Brad ishte i dëshpëruar nga intervista ku Angelina qante. Atij nuk i pëlqente që ajo u paraqit si viktimë pasi sipas tij ajo nuk është viktimë në gjithë këtë dramë. Gjithë çfarë Brad dëshiron është që të finalizohet divorci dhe të arrijë në një marrëveshje për kujdestari të përbashkët për fëmijët e tyre”, ka thënë një burim i HollywoodLife.
Përndryshe, Jolie gjatë intervistës për divorcin nga Pitt ka thënë se ndonëse gjërat mes tyre nuk funksionuan, ai do të jetë gjithmonë si familje për të.