Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian pas një takimi të zhvilluar me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të BE-së Vlahutin ka bërë një koment shumë të shkurtër në lidhje me protestën e PD-së. Sipas tij, vendi i cdo force politike është në Kuvend. “Protesta duket e qetë. Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do të negocioj”, ka deklaruar eurokomisioneri. Pas kesaj deklarate ai eshte drejtuar drejt kryeministrise per nje takim me kryeministrin Rama.
Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka nisur një vizitë 3 ditore në Shqipëri.
Në një postim në rrjetin social Twitter Fleckenstein ka shkruar: “Jam i lumtur që rikthehem në Shqipëri, axhendë e vështirë dhe bisedime serioze”.