Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij ‘Amarcord’ ka përkujtuar sot Luigj Gurakuqin.
“AMARCORD
100 vjet më parë, në 28 nëntor 1917, ylli i Gegërisë dhe një nga figurat më të ndritura të mbarë shqiptarisë, Luigj Gurakuqi, shfaqej mu poshtë atij flamuri që kontribuoi aq fort të shpalosej i lirë më 1912, në një tubim të djelmnisë të qytetit të Shkodrës, ku lindi me 20 shkurt 1879 dhe të cilit ju bë kurorë lavdie dhe krenarie të përligjur”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook. /a.m.