Tersona të paidentifikuar kanë sulmuar ditën e sotme në drekë ish-deputetin e PS-së, aktualisht nënkryetar i Qarkut të Lezhës, Agustin Markun. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur sot, teksa Marku ka dalë nga një kafene në Lezhë. Të njëjtat burime thonë se Marku ishte vetëm kur tre persona e kanë goditur me shqelma dhe grushte. Ngjarja konfirmohet edhe nga Policia e Lezhës, por Marku nuk ka bërë kallëzim për këtë. I kontaktuar nga “Panorama”, Agustin Marku konfirmon incidentin, por thotë se nuk ka dijeni për personat që e kanë bërë dhe për motivet.
ma.me