• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 mijë kredi të buta për strehim, këshilli bashkiak i Tiranës jep ‘dritën jeshile’ vetëm me votat e të majtëve

by A R
20/02/2017 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të akordojë 1000 kredi të buta për familjet e reja apo në vështirësi ekonomike për të mundësuar lehtësimin e strehimit të tyre. Ashtu siç kishte premtuar, kryebashkiaku Veliaj i ka hapur “dritën jeshile”  financimit të programit të strehimit me kredi të buta duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

 Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja të programit social të strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”.  Votave të këshilltarëve të PS-së, iu bashkuan edhe këshilltarët e LSI-së dhe të PDIU-së të cilët e vlerësuan si një nismë tepër pozitive  .

Përfitues potencial të programit do të jenë individët/familje me në përbërje çifte të reja, me synim përmirësimin e kushteve të cilësisë së jetesës së tyre. Programi do të ketë një kohëzgjatje një vjeçare dhe numri i përgjithshëm i përfituesve të cilët do të mbështeten financiarisht do jetë rreth 1.000 familje. Financimi i programit është parashikuar tashmë në buxhetin e vitit 2017 në shumën 95 milionë lekë dhe masa e subvencionit të interesave të kredisë, për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga ky program, do të jetë e barabartë me diferencën që rezulton midis interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshjes së nënshkruar me bankën, me interesin prej 3% që paguan familja mbi principalin e kredisë.

Ky është një program që do të ketë një impakt pozitiv edhe në ekonominë e Tiranës, pasi duke çliruar një sasi kaq të madh financimesh, do t’i japë një stimul sektorit të ndërtimit, duke krijuar vende pune jo vetëm në këtë sektor, por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë të lidhur me të. Bashkia e Tiranës zbaton një sërë programesh në fushën e mbështetjes sociale./a.m.

Next Post
Shkarkimi i Kokëdhimës, Xhaçka: Fliste me gjuhën e opozitës, nuk mund ta lejonim brenda PS

Protesta/ Xhaçka: Një grup njerëzish pengojnë vullnetin e 98 % të shqiptarëve për reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In