Dega e OVL të UÇK-së në Pejë, e mbështetur nga Degët Deçan, Istog dhe Gjakovë, zhvilloi sot një marsh protestues kundër matjes së territorit të vendit tonë.
Të pranishmëve iu drejtua, kryetari i OVL të UÇK-së Pejë, Gazmend Syla, i cili tha se as kryetari i komisionir Hivziu, e as anëtarët e komisionit asnjëherë nuk e kanë dëshmuar me ndonjë fakt se e duan vendin e tyre, transmeton kp.
Veteranëve iu drejtua edhe Rasim Mulaj në emër të komunitetit deçanas kundër demarkacionit, si dhe Ali Geci në emër të stërgjyshërve të rënë për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.
Në fund kryetari Syla, i dërgoi porosi deputetëve që të mos votojnë demarkacionin në kufijtë aktualë.
“Të mos mashtrohen me para e poste, sepse pasardhësit e tyre do ta bartin vulën e tradhtisë së tyre ndaj vendit”, tha ai. Marshi, në të cilin morën pjesë disa qindra veteranë, përfundoi i qetë, citohet Express. (b.an)