Pas vizitës historike të Kancelares Angela Merkel, në Tiranë do të mbërrijë për një vizitë zyrtare Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz.
Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Kuvendit, llir Meta në mbyllje të seancës së djeshme parlamentare duke njoftuar që të martën e datës 14 korrik, mbërrin në vendin tonë Presidenti Schulz.
Meta ftoi të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në orën 11:00 në fjalën përshëndetëse të Schulz në Parlamentin e Shqipërisë.