Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre. Çifti është martuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në ditën kur 25 vite mw parw lindi ‘më e bukura e Shqipërisë’.
Në ceremoninë martesore të zhvilluar në një tarracë në Beverly Hills ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë. Velloja që kishte veshur Almeda ishte e gjatë në pjesën e pasme, ndërsa në këtë ambient, çifti i ka dhënë betimet.
Aktori i njohur për rolin e Çenarit kishte bërë një postim në rrjete sociale në këtë moment shumë të rëndësishëm në jetën e tij. “Ta duash një njeri me zemër është që buzëqeshja e saj të të duket agim i ditës. Të gjesh një person që t’i kujton të gjitha bukuritë e krijuesit, është bekim më vete. Zoti bëftë që të gjithë ju të jeni bashkë me njerëz me të cilët të plakeni dorë për dore, me njerëz që t’i lëshoni gjethet e kohës plot dashuri. Le të jetë ky postimi me të cilin i jap lamtumirën beqarisë”, kishte shkruar Sayisman.
Ndërkohë, Almeda Abazi e ka falënderuar Zotin për ditën më të lumtur në jetën e saj. /b.d