Donte të bëhej një soprano, Mary Louise Streep. Për fat të mirë, në rrugën e saj në kolegj, kryqëzohet me tavolinat e skenës së kursit të recitimit dhe vendos të provojë të bëhet aktore.
Në vitin 1971 regjistrohet në shkollën e dramës “Yale”, dhe diplomohet në artin dramatik, duke debutuar për herë të parë si aktore teatri. Më pas shfaqet në ekran tek “Julia” e Fred Zinnemann. Viti 1978, ishte viti që do të shenjonte karrierën e saj: Meryl interpretoi në krah të Robert De Niro tek filmi “Gjuetari i drerëve”. Prej andej nis një rrugë triumfuese, që do ta shndërronte në një nga aktoret më të spikatura e më të talentuara, në historinë e kinemasë, si dhe aktoren me më shumë nominime për çmimet “Oskar” ( 19 nominime dhe tre çmime, si aktorja më e mirë tek “Kramer kundër Kramerit”, “Zgjedhja e Sofisë” dhe “Gruaja e hekurt”).
Këto foto na kujtojnë disa nga interpretimet e saj më të mrekullueshme:
Marrë nga ATA