• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Merkel vizitë në Bosnje në mbështetje të reformave ekonomike

by
09/07/2015 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërriti sot në Bosnje Hercegovinë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

Ajo deklaroi se Ballkani Perëndimor do të ketë prosperitet vetëm nëse Bosnja zhvillohet dhe se pavarësisht problemeve ajo beson në të ardhmen e këtij vendi si anëtar në Bashkimin Evropian.

Merkel u takua me drejtuesit boshnjak në Sarajevë në etapën e fundit të turneut të saj në Ballkan që përfshinte gjithashtu Shqipërinë dhe Serbinë. Të tre këto vendet aspirojnë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Merkel u kërkoi boshnjakëve të nisin reformat ekonomike dhe sociale, të krijojnë vende të reja pune dhe të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në BE. Edhe pse drejtuesit myslimanë boshnjak, serb dhe kroat të vendit nënshkruan një deklaratë të përbashkët në muajin janar duke u shprehur të gatshëm për të zbatuar të gjitha reformat e propozuara nga BE-ja, Gjermania dhe Britania e Madhe, serbo-boshnjakët hoqën dorë nga angazhimi i tyre në muajin qershor.

Megjithatë drejtuesit janë optimist. Drejtuesi i tre anëtarëve të presidencës në Bosnjë, Mladen Ivanic deklaroi se vendi i tij nuk ishte  ideal, por mund të ofronte mundësi për persona që janë në kërkim të së ardhmes dhe janë angazhuar për të mbështetur Evropën.

“Ne mbështesim perspektivën evropiane për të gjitha vendet e rajonit dhe dimë se problemet që duhet të zgjidhen këtu, në Bosnje-Hercegovinë janë shumë të komplikuara, por i gjithë rajoni nuk mund të ketë prosperitet nëse Bosje-Hercegovina nuk zhvillohet mirë”, deklaroi Merkel .

Vizita e saj u zhvillua në një kohë që vendi kujton 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, krimi më i rëndë në Evropë, pas kohës së nazizmit.

Next Post

Kukësi triumfon, Laçi i thotë lamtumirë Europa Ligës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com