Austriaku Tom Neuwirth, i cili e fitoi Eurovisionin në vitin 2014, si një femër me mjekër me emrin Conchita u ka thënë mediave gjermane se mendon që i ka ardhur fundi Conchitas.
Ai ka thënë se dëshiron ndryshime në karrierë dhe se është në kërkim të diçkaje të re, për këtë arsye konsideron se është koha që “ta vrasë” personalitetin e tij të dytë.
Conchita si fituese e Eurovisionit
“Me femrën me mjekër nga Eurosongu fitova gjithçka. Nuk kam më nevojë për të”, ka deklaruar Neuwirth për gazetën gjermane Welt am Sonntag.
Conchita ka thënë më tej se së shpejti do të mbushë 30 vjeç dhe është koha që t’ia vejë vetes disa pyetje të caktuar, ndërsa mes tyre është fakti se asnjëherë nuk ka dashur të bëhet femër.
“Kur më afrohen meshkujt si Conchita, aspak nuk më tërheqin. Atëherë ndihem krejtësisht aseksual/e”, ka thënë këngëtari. /b.d