Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje.
Mësohet se është arrestuar Agim Kumbara, banues në Peqin.
Kumbara është arrestuar pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, A.K, 54 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” ./b.d