Kreu i PD Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga kreu i emëruar i PD së Durrësit, Oerd Bylykbashi, kanë zhvilluar takime me antarë të forumit rinor të këtij qyteti, ndërsa më pas kanë bërë shëtitje nëpër qytet duke ndarë ftesa për protestën e 18 shkurtit, nga ku do të rrëzojnë edhe qeverinë dhe do të marrin në dorë fatet e popullit. Ajo që ka rënë në sy në ftesat e ndara nga Basha ka qenë indiferentizmi sidomos i rinisë durrsake, ndërsa nuk kanë munguar edhe batutat lidhur me këtë rast.
Një nga të rinjtë i ka kujtuar Hollandën, duke i thënë se është mirë të shkoj të bëjë ndonjë punë andej, ndërsa shumë të tjerë, dhe pse ja kanë marrë ftesën ulur në lokale, ja kanë shtuar atë si mbeturinë tavolinë kamarierëve që ju kanë shërbyer.
Por duket se një incident jo i këndshëm e ka shoqëruar Bashën, ndërsa ai ka qenë duke shpërndarë ftesa në bulevardin kryesorë të Durrësit. Një qytetar, që ka qenë duke u kthyer nga tregu, ndërsa ka dëgjuar Bashën duke bërë thirrje për të marrë pushtetin, ka ndërhyrë duke i kujtuar se pushteti nuk merret me Oerd Bylykbashin.
Ndërkaq, ndërsa Basha ka qenë duke folur për më shumë siguri për jetën e qytetarëve, nuk e ka dëgjuar “bodigardi”, që ka goditur në kaviljen e këmbës qytetarin që kishte folur. Qytetari në fjalë i quajtur Petrit Ballshi, është në një konflikt me njerëzit e Bylykbashit, për shkak se duan t’i marrin shtëpinë dhe vazhdon një odise të gjatë gjyqesh, që kur Bylykbashi punonte në Kryeministri dhe ishte me jaft ndikim në gjykatë.
Prania e Bylykbashit për qytetarin ka qenë irrituese, duke e kthyer atë në salla gjyqi ku po lufton me drejtësinë për të mbajtur pronat e veta. Vetëm pak muaj më parë , i njëti qytetar që njihet si një ish- mbështetës i zjarrtë i PD që nga themelimi i saj, ka djegur teserat e PD në shenjë revolte për emërimin e Oerd Bylykbashit në krye të PD pak muaj me pare.
Gjithsesi, ajo që ka bërë përshtypje ka qenë reagimi i ashpër i shoqëruesve të Bashës, që e kanë goditur ndërsa ky i fundit deklaronte se do ta bënin jetën e qytetarëve më të sigurtë sapo te vijne në pushtet.
I kontaktuar fizikisht nga gazeta Bulevard, Ballshi e ka pranuar incidentin dhe ka thënë se është goditur dhe se i duhet ti nënshtrohet vizitave të specializuara te mjeku, pasi këmba i ka marrë hematoma dhe enjtje në nyjën e këmbës. Ai ka deklaruar se do të bëjë kallzim lidhur me ngjarjen në fjalë. (Gazeta Bulevard)