Në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë u paraqit zëvendësdrejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku: të kryeqytetit.
Shtetasja D.S. kishte konsumuar mbidozë ilaçesh pas vendimit të Drejetorisë Rajonale Arsimore për pezullimin e saj nga detyra.
Pezullimi u krye pasi një mësues që ishte jashtë shtetit, fuguronte ende në shkollë dhe merrte pagën.
Për këtë çështje mësohet se u shkarkua edhe drejoresha e shkollës Anila Muka.
Zëvendësdrejtoresha D.S. jepte orët mësimore që duhet të jepte mësuesi që ndodhet jashtë shtetit. Ajo e cilësoi vendimin e DAR të padrejtë dhe konsumoi mbidozë ilaçësh. Pas mjekimit ajo u rikthye në banesë./a.m.