• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Brisku”, “bamja e pjekur”, “lisi”, “piktori”…kush e spiunonte Musine Kokalarin…

by A R
11/02/2017 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ç’mund të ketë qenë ai njeri që për pseudonim mbante “Bamja e pjekur”? Fytyra e tij kishte pamjen e një bamjeje të përzhitur në furrë, apo i hante shumë bamjet?!

Po “Brisku”? Ka qenë i hollë, i hidhur, i mprehtë si teh brisku? Po “Pëllumbi”? Sigurisht ai duhet të ketë qenë pëllumb postier dhe jo pëllumb paqeje. Po “Lisi”, “Piktori”, “Kalaja”, “Besniku”, “Munella”, “Zambuta”?!

Nuk bëhet fjalë për një lojë fëmijësh, por për pseudonime apo nofka spiunësh, bashkëpunëtorësh, të Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë ndjekur, spiunuar, informuar mbi Musine Kokalarin. Këto pseudonime u publikuan dje në ekspozitën kushtuar Musine Kokalarit, në Bibliotekën Kombëtare.

Sipas drejtores së BK, Persida Asllani, këto pseudonime janë qëmtuar nga dosja e pjesshme e Musine Kokalarit, e cila ka dalë prej kohësh. Pas kërkesës së të afërmve të Kokalarit për hapjen e dosjes së plotë të Musinesë, pritet që këto pseudonime të marrin një fytyrë, një emër të vërtetë.

Ndoshta që tani te të afërmit kanë filluar hamendësimet. Shohin kontekstet, bëjnë përkime, sjellin në mendje situata, ndoshta kanë edhe emra në kokë, por është ende shpejt për t’i artikuluar ato.

“Ka gjëra që ne i kemi parë, por kur të jetë bërë tërësisht dekodifikimi, do të zbardhet e gjitha”, thotë mbesa e Musine Kokalarit, Linda Kokalari raporton Panorama, teksa shton se nuk i di se kush fshihet pas pseudonimeve, ndaj edhe presin hapjen e dosjeve, për të cilën ata kanë bërë kërkesë pranë Autoritetit Kombëtar të Hapjes së Dosjeve.

Ajo është e ndërgjegjshme se kanë kaluar shumë vite që kur është dënuar halla e saj dhe shumë prej njerëzve që mund të dalin të implikuar mund të kenë vdekur, por të paktën të vihet e drejta në vend.

“Duam që të dihet e vërteta, çfarë ka ndodhur. Nuk do të ketë një ndryshim qëndrimi nga ana jonë, por ata persona që janë implikuar, që kanë spiunuar, që kanë bërë keq, që kanë influencuar në dënime e pushkatime, nuk kanë të drejtë të dalin dhe të japin mend”, tha ajo./a.m.

Next Post
BE, Juncker: Do përkrahim Ukrainën, kemi gati 600 milionë euro ndihma

BE, Juncker: Do përkrahim Ukrainën, kemi gati 600 milionë euro ndihma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In