Me pak përjashtime, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës po kalojnë ditë të mira nëpër klubet e tyre. Ky është vlerësim i përzgjedhësit Albert Bunjaki, që përcjell vazhdimisht formën e lojtarëve të Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Më shumë se lojtarët që nuk po luajnë, Bunjakin e brengos fakti se nuk e di nëse do të mundë të llogarisë në të gjithë lojtarët që dëshiron, për ndeshjen me Islandën. Para së gjithash, për Bunjakin do të jetë brengosëse nëse mbrojtësi Loret Sadiku nuk e fiton të drejtën të luajë për Kosovën deri më 24 mars, kur zhvillohet takimi me Islandën, në Shkodër.
Sadiku nuk ka luajtur ende ndeshje kualifikuese, pasi nuk e ka lejen e FIFA-s për këtë. Atij i janë paraqitur komplikime pasi pas karrierës me të rinjtë e Suedisë kishte bërë kërkesë të luante për Shqipërinë.
Sadiku ishte shtyllë e Kosovës në miqësore, por Bunjaki nuk ka mundur të llogarisë në të në katër ndeshjet e para eliminatore. (b.an)