• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 1 mijë vende të lira pune në administratë, ja kriteret dhe si të aplikoni

by A R
11/02/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përcaktohet numri i vendeve vakant në administratën publike. Janë në total 1082 vende bosh për punonjës në shërbimin civil në 17 ministri dhe drejtoritë në varësi të tyre. Janë katër kategori kryesore për pranimin e punonjësve të rinj në administratën publike përmes aplikimit në Drejtorinë e Administratës Publike. Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në 22 profesione. Vendet vakant, kriteret dhe profesionet që kërkohen janë përcaktuar me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, i cili hyn në fuqi sot.

VENDET VAKANT
Qeveria ka miratuar vendimin që përcakton se numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, do të jetë gjithsej 1082. Ndarja do të bëhet sipas kategorive: për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10; për kategorinë e mesme drejtuese 85; për kategorinë e ulët drejtuese 312 dhe për kategorinë ekzekutive 675 vende. Vendimi ka marrë tashmë fuqi ligjore dhe është botuar në Fletoren Zyrtare, së bashku me listën e institucioneve, në të cilat do të hapen vendet e punës.

PROFESIONET

Personat që kanë përfunduar studimet për shkenca juridike dhe kompjuterike, ekonomik ose shkenca ekonomike dhe juridike, shkenca shoqërore dhe sociale, histori-filologji, veterinari e agronomi mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e shërbimit civil. Për t’u bërë pjesë e administratës publike mund të aplikojnë edhe personat që kanë përfunduar studimet për shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, kimi, shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme, shkenca inxhinierike, arkitekturë dhe arkeologji e restaurime, pasi edhe për këto profesione ka vende bosh.

Në vendimin e qeverisë është përcaktuar se kërkohen profesionistë edhe në fushën e arteve të bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte dhe Shkenca edukimi, madje edhe për mësuesi, arsim i lartë ushtarak ose policor. Në vendim për përcaktuar se ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Si të bëhem pjesë e shërbimit civil?
Aplikimet për vendet e lira në shërbimin civil, për pozicionet e lira në institucionet e administratës shtetërore, pra në Kryeministri, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë, bëhen online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al Për të aplikuar, duhet të krijosh një llogari personale dhe të ngarkosh të gjithë dokumentacionin që kërkohet. http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx

PROFESIONET
1. SHKENCA JURIDIKE;
2. SHKENCA KOMPJUTERIKE;
3. AUDIT I BRENDSHËM;
4. SHKENCA EKONOMIKE;
5. SHKENCA EKONOMIKE/JURIDIKE;
6. SHKENCA SHOQËRORE;
7. SHKENCA SOCIALE;
8. HISTORI-FILOLOGJI;
9. VETERINARI;
10. AGRONOMI;
11. SHKENCA BIOLOGJIKE E TË NGJASHME ME TO;
12. KIMI;
13. SHKENCA MJEDISORE OSE TË TJERA TË PËRSHTATSHME;
14. SHKENCA INXHINIERIKE;
15. ARKITEKTURË;
16. ARKEOLOGJI DHE RESTAURIME;
17. ARTET E BUKURA;
18. GJEODEZI;
19. SHKENCA EKZAKTE;
20. SHKENCA EDUKIMI;
21. MËSUESI;
22. ARSIM I LARTË USHTARAK/POLICOR;
23. ARSIM I LARTË.

ÇFARË DOKUMENTACIONI MË DUHET PËR TË APLIKUAR?
Nëse nuk ke statusin e nëpunësit civil dhe po aplikon për t’u bërë pjesë e shërbimit civil, të duhen dokumentat e mëposhtme:
1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezimemanuale.
2. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

VENDET VAKANTE GJATË VITIT 2017
1. Kryeministria dhe institucionet e saj të varësisë;
2. Sistemi i Ministrisë së Mjedsit;
3. Ministria e Mbrojtjes
4. Ministria e Kulturës
5. Sistemi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
6. Sistemi i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë
7. Ministria e Integrimit Evropian
8. Sistemi i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës
9. Ministria e Punëve të Jashtme
10. Sistemi i Ministrisë së Shëndetësisë
11. Sistemi i Ministrisë së Drejtësisë
12. Sistemi i Ministrisë së Zhvillimit Urban
13. Sistemi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
14. Sistemi i Ministrisë së Financave
15. Sistemi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
16. Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme
17. Sistemi i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

KATEGORITË
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 85;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 312;
ç) Për kategorinë ekzekutive 675./BW/a.m.

Next Post
Investigimi/ Sa të sigurt janë ashensorët në Shqipëri dhe kush i kontrollon ata…

Denoncimi/ 10 vite i ndërtuar, pallati hipotekohet pa ashensor...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transnistria, “shteti që nuk ekziston”: Flamuj sovjetikë, trupa ruse dhe frika nga lufta

Transnistria, “shteti që nuk ekziston”: Flamuj sovjetikë, trupa ruse dhe frika nga lufta

September 3, 2026
I vunë gjobë pronarit të hotelit në Vlorë, dy nga autorët aksidentohen gjatë ndjekjes nga Policia

I vunë gjobë pronarit të hotelit në Vlorë, dy nga autorët aksidentohen gjatë ndjekjes nga Policia

September 3, 2026
Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

September 3, 2026
“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

September 3, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Orikum, 10 persona të armatosur ‘pushtojnë’ hotelin, gjobë pronarit: Na jep 5 mln euro ose largohu nga vendi

September 3, 2026
Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

September 3, 2026
Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com