Interpol ka publikuar foton e autorit të shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen në Rinas të ndodhur më 1 korrik të vitit 2016. Ai është 40-vjeçari Aleks Pepa me origjinë nga Elbasani, raporton “BalkanWeb”.
Mendohet se Pepa kishte rolin e shoferit në vjedhjen brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e dy personave të tjerë.
Gjurmët që kanë çuar në zbulimin e tij ishte parukja e gjetur në automjetin, të cilat autorët i vunë flakën pas grabitjes. Në paruke u gjet material i mjaftueshëm dhe analiza e ADN, çoi në identifikimin e tij. Në faqen zyrtare të Interpol thuhet se Pepa është pjesë e një organizate kriminale.
Ai dyshohet edhe për disa vepra të tjera penale. Grabitja brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit më 1 korrik 2016, ishte një nga ngjarjet më të bujshme, ku u fol për miliona euro të grabitura. Ndërsa u pa edhe si cenim i sigurisë kombëtare.