• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vjedhja e parave në pistën e Rinasit, kush është 40-vjeçari që kërkohet nga 3 shtete

by A R
10/02/2017 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka bërë publike ditën e djeshme fotografinë e personit të dyshuar për grabitjen e ndodhur në Rinas, më 30 qershor 2016, ku u morën 1 milion euro nga pista e avionëve.

I dyshuari, siç pretendon policia, është 40-vjeçari me origjinë nga Elbasani, i identifikuar me emrin Aleks Pepa, raporton “Panorama”. Ky person, sipas Policisë, është skeduar dhe më parë, ndërsa po bëhen kërkime për precedentët penalë të tij. Në gjurmimin e këtij të dyshuari mësohet se janë angazhuar policia italiane, greke dhe rumune, me qëllimin për ta arrestuar, pasi dyshohet se ai fshihet duke lëvizur në këto tri shtete, duke qenë se është larguar nga Shqipëria.

Sipas vendimi të Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, ka dyshime se 40-vjeçari ka pasur rolin e shoferit të automjetit “Mercedes-Benz” me ngjyrë vishnje të përdorur në grabitje. Disa ditë pas grabitjes, ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë plane për ruajtjen e parave që kishin vjedhur dhe më pas është larguar nga Shqipëria. Hetuesit janë ndihmuar nga paruka e mbetur gjatë braktisjes së automjetit të përdorur në grabitje nga autorët.

Më konkretisht, paruka është gjetur te vendi ku u braktis dhe u dogj vetura e përdorur nga autorët e krimit. Hetuesit dyshojnë se parkua është përdorur nga Aleks Pepa, i cili dyshohet se ka qenë dhe drejtuesi i mjetit që shihet teksa futet në pistën e Rinasit, marrin paratë në harkun kohor të 60 sekondave dhe kanë arritur të largohen pa u pikasur apo ndalur nga kompania private e sigurisë ICTS në Rinas.

Ndërkohë që Policia ka publikuar dje foton e të dyshuarit si shofer në makinë e grabitësve në Rinas, ende nuk dihet asgjë për të paktën dy persona të tjerë që kanë qenë bashkëpunëtorë të tij gjatë realizimit të ngjarjes. Dosja është pa autor në lidhje me personat e tjerë të implikuar në grabitjen e ndodhur brenda aeroportit ndërsa nuk dihet asgjë as për destinacionin e shumës së parave.  I dyshuari Aleks Pepa, sipas policisë, ka dalë nga Shqipëria pak ditë pas ngjarjes, kurse të njëjtën gjë mendohet se kanë bërë edhe dy personat e tjerë që kanë marrë pjesë në grabitjen me armë brenda aeroportit të Rinasit. /b.d

Next Post
Kush janë tre deputetët që do t’u hiqen mandatet

"Bankat nuk e vejnë ujin në zjarr për gabimet e policisë private"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In