Pas miratimit të pesë planeve vendore (Berat, Fier, Elbasan, Kuçovë dhe Lushnjë)me financim nga donatorët e huaj, Këshilli Kombëtar i Territorit pritet të shprehet për të tjera projekte. Në mbledhjen e sotme do të miratohen 11 plane vendore ( duke e çuar numrin e të miratuarave në 16) që do të financohen me paratë e buxhetit të shtetit nga 26 që janë në total. Bashkisë përfituese janë : Korça, Kruja, Kurbini, Kukësi, Divjaka, Gjirokastra, Skrapari, Ura Vajgurore, Poliçani, Librazhdi dhe Cërriku.
Ministria e Zhvillimit Urban e ka nisur punën për hartimin e këtyre planeve në janar të vitit 2016, pas mbylljes së procedurës së prokurimit ndërkombër ku pati aplikime si nga studio vendase, ashtu edhe e të huaja. Studiot që u përzgjodhën si fituese u ndanë në 10 lote (ku studio fituese e çdo loti punoi me 2 apo 3 bashki njëkohësisht), duke i asistuar dhe ndihmuar gjatë gjithë procesit stafet teknike të bashkive.
15 planet e tjera vendore do të miratohen në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Territorit.
Kurbin
Plani i bashkisë Kurbin propozon politika për promovim potencialesh turistike; nxitje të vlerave bujqësore; masa konkrete për mbrojtjen nga rreziqet natyrore; si dhe aksesim të vlerave natyrore, kulturore, përmes infrastrukturës me impakt të ulët në mjedis.
Krujë
Plani propozon objektivat për: qendër turistike kombëtare; turizëm të alternuar gjithëvjetor, historik-kulturor, eko, malor, kulinar; mbrojtje të mjedisit; qendër logjistike, si dhe zhvillim të bujqësisë.
Kukës
Vizioni për bashkinë Kukës kërkon të promovojë një zhvillim të integruar territorial, që mbështet zhvillimin ekonomik të bazuar në shfrytëzimin e qëndrueshëm të potencialeve territoriale, të tilla si: burimet hidro-energjetike, trashëgimia kulturore dhe natyrore, depozitat minerare, pozicioni ndërkufitar strategjik për të përmirësuar cilësinë e jetës me qasje në rritjen dhe më të mirë të shërbimeve, si për qytetarët ashtu dhe për vizitorët.
Divjakë
Vizioni i planit vendor e orienton zhvillimin e ardhshëm të bashkisë Divjakë sipas 5 shtyllave bazë: trashëgimi; natyrë, ekonomi, projektim urban dhe marketing
Ura Vajgurore
E ndodhur mes qendrave të rëndësishme urbane si Fieri, Elbasani e Berati, do të funksionojë si një Bashki me karakter bujqësor modern e konkurrues, me prodhime e produkte, duke respektuar mjedisin dhe mbrojtur burimet natyrore, bazuar në pozicionin kyç lidhës e kalimtar të bashkisë.
Poliçan
E ndodhur në afërsi të zonës turistike dhe kulturore të Beratit, do të shërbejë si satelit plotësues agro-turistik, nëpërmjet menaxhimit të integruar dhe të qëndrueshëm të tokës bujqësore.
Skrapar
Me mjediset e pasura e me shumë vlera natyrore, do të shërbejë si një qendër malore për zhvillimet e shërbimeve inovative e të qëndrueshme në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë, me mbështetje tek objektet e vogla industriale, të cilat do të furnizohen me produkte vendase dhe forma të tjera të turizmit malor.
Gjirokastër
Si porta jugore e Shqipërisë, do të shërbejë si pol turistik për të gjithë rajonin, nxitur nga traditat e pasura dhe trashëgimisë së shumëllojshme kulturore dhe nga afërsia me zonat bregdetare turistike të zhvilluara.
Librazhd
Nëpërmjet hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor synohet që Bashkia Librazhd të jetë vendi i mundësive të shumta për zhvillimin ekonomik dhe turistik duke u mbështetur sipas disa elementëve.
Cërrik
Synohet zhvillimi i infrastrukturës në mënyrë që kjo bashki të kthehet nga regresive në një bashki progresive, përmes zhvillimit të industrisë, nxjerrjes në pah e vlerave historike, natyrore dhe turistike, përmirësimit të infrastrukturave sociale, dhënies së përparësisë të sektorit e bujqësorë dhe atij turistik.
Korçë
Synohet zhvillimi si qendër rajonale me rendësi kombëtare, me një ekonomi konkurruese, sipërmarrje dinamike, bujqësi e turizëm të zhvilluar do të orientohet përmes pesë dimensione zhvillimi, të cilat kanë për synim udhëheqjen dhe monitorimin e përparimit të objektivave strategjike të zhvillimit, programeve dhe projekteve të zhvillimit në drejtimin:/Monitor/a.m.
Lista
26 bashkitë që mbështeten nga qeveria me plane vendore
Shkodër
Tiranë
Kukës, Dibër
Lezhë, Kurbin, Krujë
Durrës, Vorë, Shijak
Ura Vajgurore, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër
Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol
Librazhd, Përrenjas, Cërrik
Pogradec, Korçë