• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

KKT miraton sot Planet Vendore për 11 bashki

by A R
08/02/2017 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas miratimit të pesë planeve vendore  (Berat, Fier, Elbasan, Kuçovë dhe Lushnjë)me financim nga donatorët e huaj, Këshilli Kombëtar i Territorit pritet të shprehet për të tjera projekte. Në mbledhjen e sotme do të miratohen 11 plane vendore ( duke e çuar numrin e të miratuarave në 16) që do të financohen me paratë e buxhetit të shtetit nga 26 që janë në total. Bashkisë përfituese janë : Korça, Kruja, Kurbini, Kukësi, Divjaka, Gjirokastra, Skrapari, Ura Vajgurore, Poliçani, Librazhdi dhe Cërriku.

Ministria e Zhvillimit Urban e ka nisur punën për hartimin e këtyre planeve në janar të vitit 2016, pas mbylljes së procedurës së prokurimit ndërkombër ku pati aplikime si nga studio vendase, ashtu edhe e të huaja. Studiot që u përzgjodhën si fituese u ndanë në 10 lote (ku studio fituese e çdo loti punoi me 2 apo 3 bashki njëkohësisht), duke i asistuar dhe ndihmuar gjatë gjithë procesit stafet teknike të bashkive.

15 planet e tjera vendore do të miratohen në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Kurbin

Plani i bashkisë Kurbin propozon politika për promovim potencialesh turistike; nxitje të vlerave bujqësore; masa konkrete për mbrojtjen nga rreziqet natyrore; si dhe aksesim të vlerave natyrore, kulturore, përmes infrastrukturës me impakt të ulët në mjedis.

Krujë

Plani  propozon objektivat për: qendër turistike kombëtare; turizëm të alternuar gjithëvjetor, historik-kulturor, eko, malor, kulinar; mbrojtje të mjedisit; qendër logjistike, si dhe zhvillim të bujqësisë.

Kukës

Vizioni për bashkinë Kukës kërkon të promovojë një zhvillim të integruar territorial, që mbështet zhvillimin ekonomik të bazuar në shfrytëzimin e qëndrueshëm të potencialeve territoriale, të tilla si: burimet hidro-energjetike, trashëgimia kulturore dhe natyrore, depozitat minerare, pozicioni ndërkufitar strategjik për të përmirësuar cilësinë e jetës me qasje në rritjen dhe më të mirë të shërbimeve, si për qytetarët ashtu dhe për vizitorët.

Divjakë

Vizioni i planit vendor e orienton zhvillimin e ardhshëm të bashkisë Divjakë sipas 5 shtyllave bazë: trashëgimi; natyrë, ekonomi, projektim urban dhe marketing

Ura Vajgurore

E ndodhur mes qendrave të rëndësishme urbane si Fieri, Elbasani e Berati, do të funksionojë si një Bashki me karakter bujqësor modern e konkurrues, me prodhime e produkte, duke respektuar mjedisin dhe mbrojtur burimet natyrore, bazuar në pozicionin kyç lidhës e kalimtar të bashkisë.

Poliçan

E ndodhur në afërsi të zonës turistike dhe kulturore të Beratit, do të shërbejë si satelit plotësues agro-turistik, nëpërmjet menaxhimit të integruar dhe të qëndrueshëm të tokës bujqësore.

Skrapar

Me mjediset e pasura e me shumë vlera natyrore, do të shërbejë si një qendër malore për zhvillimet e shërbimeve inovative e të qëndrueshme në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë, me mbështetje tek objektet e vogla industriale, të cilat do të furnizohen me produkte vendase dhe forma të tjera të turizmit malor.

Gjirokastër

Si  porta jugore e Shqipërisë, do të shërbejë si pol turistik për të gjithë rajonin, nxitur nga traditat e pasura dhe trashëgimisë së shumëllojshme kulturore dhe nga afërsia me zonat bregdetare turistike të zhvilluara.

Librazhd

Nëpërmjet hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor synohet që Bashkia Librazhd të jetë vendi i mundësive të shumta për zhvillimin ekonomik dhe turistik duke u mbështetur sipas disa elementëve.

Cërrik

Synohet zhvillimi i infrastrukturës në mënyrë që kjo bashki të kthehet nga regresive në një bashki progresive, përmes zhvillimit të industrisë, nxjerrjes në pah e vlerave historike, natyrore dhe turistike, përmirësimit të infrastrukturave sociale, dhënies së përparësisë të sektorit e bujqësorë dhe atij turistik.

Korçë

Synohet zhvillimi si qendër rajonale me rendësi kombëtare, me një ekonomi konkurruese, sipërmarrje dinamike, bujqësi e turizëm të zhvilluar do të orientohet përmes pesë dimensione zhvillimi, të cilat kanë për synim udhëheqjen dhe monitorimin e përparimit të objektivave strategjike të zhvillimit, programeve dhe projekteve të zhvillimit në drejtimin:/Monitor/a.m.

Lista

26 bashkitë që mbështeten nga qeveria me plane vendore

Shkodër

Tiranë

Kukës, Dibër

Lezhë, Kurbin, Krujë

Durrës, Vorë, Shijak

Ura Vajgurore, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër

Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol

Librazhd, Përrenjas, Cërrik

Pogradec, Korçë

Next Post
Duhanpirja shkurton jetën e pacientëve të sëmurë me HIV

RAPORTI për vitin 2016, shqiptarët të 4-it në Evropë për konsumin e cigares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

September 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Shtator 2026

September 4, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

September 4, 2026
Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

September 4, 2026
Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

September 4, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

In memoriam\ Anagnosti, ose kinematografia vs sociologjisë

September 4, 2026
Matura, dalin rezultatet e testit të anglishtes, këtu mund të kontrolloni notën

Mbi 250 studentë zgjedhin Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Infermieria më e kërkuara

September 4, 2026
Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com