“Mungojne ende muaj…Luftoj qe te luaj e me pas do te shoh interesin e klubit per te ardhmen time”.
Keto jane fjalet e Sergio Aguero qe i pergjigjet zerave per nje largim te mundshem nga Manchester City. Sulmuesi argjentinas, kartoni i te cilit vlen 58 milione euro, nuk deshiron qe te rrezikoje te qendroje nen urdherat e Guardioles, ndaj po sheh mundesine e nderrimit te klubit, duke nisur nga Real Madrid.
Klubi madrilen, kerkon edhe sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kete sezon ka shenuar 21 gola ne 22 ndeshje ne Bundeslige dhe ne Champions. Por, kontrata e gabonezit skadon ne 2020 dhe klubi gjerman nuk ka dhene ende pergjigje.
Por, Reali duhet te zgjidhi problemin e lirimit te Karim Benzema, i cili pelqen Arsenalin, ose Morata, qe eshte perfshire ne operacionin e portierit Courtois me Celsin. /a.m.