Strukturat e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave po vazhdojnë operacionin e kërkimit të 3 minatorëve kinezë, te bllokuar nëntokë, pas shpërthimit të gazit metan, dy ditë më parë në minierën e Bulqizës.
Grupet e kërkimit nuk kanë arritur ende në nivelin 21 ku shpërtheu gazi, pasi u rrezikohet jeta. Prej dy ditesh po behet ventilimi per te nxjerre gazin, pasi nga shperthimi janë dëmtuar edhe sistemet e lëvizjes.
Specialistët e RISHM-it, ato të firmës Albchrome dhe ekspertë aktualisht jane në nivelin e 16, ku sqarojnë se deri aty është pastruar i gjithë ajri nëpërmjet tubave të jashtme të ventilimit.
Paralelisht po punohet edhe për riparimin e pusit që do të bëjë të mundur zbritjen e ekspertëve dhe grupit hetimor në nivelin 21.
Veç tre minatorëve te bllokuar nentoke, te cilet dyshohet se kane humbur jeten, mbeten të plagosur edhe tre minatorë të tjerë.
Të plagosurit u dërguan në spitalin e Bulqizës.
Ndërkohe nga pala shqiptare nuk ka dëme në njerëz dhe materiale.
Shperthimi i gazit metan ndodhi në seksionin e punimeve për pusin e ri, niveli 21, ku punonin minatorët e kompanise Kineze ‘Xian Engineering’ e nënkontraktuar nga kompania ‘Albchrome’. /b.d