Vincenzo Montella ka thënë se skuadra e tij do të luaj edicionin e ardhshëm në garat evropiane.
Milan ka pësuar humbjen e tretë më radhë në Serie A, pasi u mposht në San Siro nga Sampdoria me rezultat minimal 1:0.
Ata renditen në vendin e tetë më 37 pikë, 5 më pak se sa Inter në vendin e pestë, pozitë e cila dërgon në Europa League.
Pikërisht në këtë garë trajneri Vincenzo Montella beson se Milan do të luaj edicionin e ardhshëm.“Ne duhet të jemi të qetë dhe të vazhdojmë kështu.
Jemi në rrugën e duhur. Ne duhet të kualifikohemi në Evropë dhe ne besojmë se mund ta arrijmë këtë. Unë besoj”, tha Montella pas ndeshjes, citohet ”Express”. (b.an)