Edhe pse një shtet i tërë është ngritur në këmbë për të kapur Klement Balilin, për deputetin socialist Eduart Ndocaj, familja e këtij të fundit është patriotike ndërsa cilësimet për Klement Balilin, janë të turpshme, dhe të bëra me qëllim nga Greqia.
Ja çfarë shkruan Eduart Ndocaj në rrjetin e tij social.
Sot, deputeti Ndocaj pati kenaqesi te takohej me Rigels Balili ne Santa Quaranta. Rigelsi, jo vetem Kryetar Bashkie i Delvines por edhe nje djale punetor e patriot.
Keta jane te gjithe familje punetore qe njihen ne gjithe Saranden e Delvinen. Jane marre me sipermarrjen qe ne fillim te viteve ’90 dhe ne gjithe keto vita kane punesuar dhe kane mbajtur qindra familje te ndershme e punetore.
Vetem sot, ne hotelin Santa Quranta ka qindra punetore. Greqia eshte munduar me shekuj qe familjet mira shqiptare t’i sulmoje e kete e ka bere qe te kete influencen e saj te plote ne Jug e Shqiperise.
Shqiperia ka nevoje per familje te ndershme e punetore qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit dhe ne ruajtjen e sovranitetit.
Shqiperia nuk eshte Kolumbi dhe historia jone kombetar eme familje patriotike nuk ka lidhje me kartelat e Kolumbise. Eshte e turpshme qe shqiptaret te quhet Eskobar.
Ne Shqiperi ka tituj: kapedan, bajraktar, aga e keto tituj meritojne te gjithe ato familje qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit.