• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia identifikon njërin nga hajdutët e grabitjes në Rinas, ja kush është

by Java News
05/02/2017 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Strukturat qendrore të hetimit në policinë e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë për Krimet e Rënda kanë mundur të identifikojnë njërin nga autorët e grabitjes spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit, me 30 qershor të vitit të kaluar.

Tv Klan mësoi nga burime të rezervuara të grupit hetimor se behet fjale për një 37-vjeçar me inicialet A.P. Ai ka qenë drejtuesi i autoveturës tip “Mercedes Benz” me ngjyrë vishnje që u përdor për grabitjen e të paktën 1 milionë eurove nga një furgon i transportit të vlerave monetare të një kompanie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një banke e nivelit të dytë.

Në këtë konkluzion, grupi hetimor i përbëre nga strukturat qendrore të hetimit në polici dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur në baze të gjurmëve të gjetura pas braktisjes së automjetit.Gjurmë të A.P janë zbuluar në parukën që u gjet në afërsi të vendit ku u dogj makina e grabitësve. Ato janë krahasuar me ADN –në e te afërmve të tij dhe në bazë të analizave ka rezultuar se profili i ADN –se përkon me atë të 37–vjeçarit.

Edhe disa prova te tjera i kane çuar hetuesit tek ai. A.P është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka dalë jashtë Shqipërisë dhe gjendet në një vend të Bashkimit Evropian.

Burime të grupit hetimor bënë të ditur për Tv Klan se autoritetet shqiptare kanë njoftuar strukturat partnere në këtë vend, të cilat janë vene në ndjekje të gjurmëve të tij.

Hetuesit kane identifikuar edhe lidhjet e 37-vjeçarit në Shqipëri. Këta persona janë nën hetim, pasi dyshohet se mes tyre janë edhe dy autorët e tjerë të grabitjes.

Hetimet nuk kanë lënë jashtë edhe punonjës të policisë dhe punonjës së agjencisë që kanë përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit.

Tre punonjës të kompanisë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit dhe një i kompanisë “Nazer 2000” që transportonte paratë gjenden në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Drejtori i Shërbimeve Aeroportuale është në arrest shtëpie./a.k

Next Post
Pse është totalisht e gabuar që të shkosh tek fallxhoret…e për më tepër t’i besosh

Pse është totalisht e gabuar që të shkosh tek fallxhoret...e për më tepër t'i besosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

July 18, 2026
Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

July 18, 2026
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, zbardhet dinamika: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

Atentati në Sarandë, zbardhet dinamika: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

July 18, 2026
Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

July 18, 2026
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

July 18, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin! Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

July 18, 2026
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

July 18, 2026
“BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë

“BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë

July 18, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Dita e Euros po vjen – lekët jashtë bankave duhen shkëmbyer me euro…

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In