1900 – U lind shkrimtari francez Jacques Prévert, “poeti i dashurisë, miqësisë dhe lumturisë”, autori i famshëm i “Barbaras” dhe shumë popullor në mesin e të rinjve të viteve pesëdhjetë të shekullit të 20-të. Ai është i njohur për skenarët për filma të Marcel Carnet: “Bregu në mjegull”, “Hotel Sever”, “Fëmijët e qiellit”, “Të dashuruarit nga Verona”.
1938 – Adolf Hitleri mori edhe portofolin e Ministrit të luftës të Gjermanisë naziste, teksa emëroi si ministër të jashtëm Joachim von Ribbentrop.
1945 – Në qytetin e Jaltës në Krime, u takuan kryeministri britanik Winston Churchill (Churchill), Presidenti amerikan Roosevelt (Roosevelt), dhe lideri sovjetik Stalin që të binin dakord për aktin për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore si dhe diskutuan planet në periudhën e pasluftës. Besohet se në atë konferencë u pajtuan ndarjet e “sferave të influencës” e pastaj atyre që do njiheshin si fuqi botërore, e cila më pas çoi në Luftën e Ftohtë mes Lindjes komuniste dhe Perëndimit kapitalist. (b.an)