Ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi një takim në presidencë me kreun e shtetit Bujar Nishani.
Takimi vjen pas një dite të ngarkuar me tensione mes diplomatit dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe zgjati rreth 20 minuta.
Më herët në presidencë gjatë ditës ishte edhe kreu i organit të akuzës Adriatik Llalla. Ndëkrohë, në disa media qarkulloi lajmi më pas se presidenti refuzoi takimin me diplomatit amerikan Donald Lu, lajmi i cili u përgënjeshtrua nga institucioni i presidencës.
Ambasadori deklaroi se kryeprokurori Llalla ka penguar Reformën në Drejtësi dhe ka shkelur Kushtetutën. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i prokurorisë që akuzoi ambasadorin për shantazhe në lidhje me çështje të caktuara hetimore.
/a.m.