• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Soros, Donald Lu dhe vija e kuqe e Adriatik Llallës

by S M
02/02/2017 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ti sorosian s’mund të jesh zot brenda prokurorisë! Adriatik Llalla nuk e kishte bërë këtë deklaratë të fortë gjatë gjithë muajve të vështira që ka kaluar nën trysninë e Donald Lu. Për hetimet e munguara të zyrtarëve të lartë, për emërimet e dyshimta, reformën në drejtësi e plot detaje të tjera të cilat i dinë vetëm dy personazhet në fjalë. E sigurtë është se mes tyre ka pasur shumë fërkime, pakënaqësi dhe debate, por asnjëherë kryeprokurori nuk kishte përdorur gjuhën që përdori sot.

E quajti Donald Lu-në “sorosian”. Një epitet që të kujton jo vetëm një lajm që vjen nga Maqedonia fqinje, ku një ambasador tjetër i SHBA po kërkohet të vihet nën akuzë këto orë nga disa kongresmenë republikanë si “i lidhur me Sorosin”. Por edhe një epitet që të kujton sesi në Tiranë, këto javë pas fitores së një tjetër Donaldi, që mbiemrin e ka Trump, nga mediat pranë opozitës, tek kreu i Kuvendit dhe tani kryeprokurori e politikanë opozitarë, të gjithë anatemojnë një miliarder që ndodhet dhjetë mijë kilometra larg dhe paska luajtur gurët prej vitesh në këtë vend.

Nga buron garancia dhe guximi që sot Adriatik Llalla flet me aq përçmim për një diplomat, ambasadorin e SHBA, i cili gjatë 25 vjetëve të fundit ka pasur de facto skeptrin e guvernatorit të pashpallur të Shqipërisë postkomuniste?! Çfarë armësh ka në këtë duel me një superfuqi, një prokuror i cili që nga dita e marrjes së detyrës është deklaruar së paku dy herë publikisht se do të hapte dosje të bujshme hetimore, por që në fakt e ka krejt të bardhë bilancin e luftës ndaj korrupsionit në nivelet e larta të shtetit dhe politikës?!

Përgjigjet e këtyre pyetjeve duket se fshihen pas tre elementeve me peshë në këtë përplasje të pazakontë Llalla-Lu. Së pari, momenti kur e gjithë klasa e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë të hyjë në tunelin e errët të vetingut, po afron. Është njoftuar publikisht se Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese dhe kryeprokurori, do të jenë institucionet e para që do të kontrollohen. Është një moment delikat, ku e vërteta për pasuritë dhe integritetin e kësaj liste personash VIP, ka shansin të ndahet nga fjalët, akuzat dhe thashethemet. Siç merret lehtë me mend, ky është edhe një moment stresi për ata që do të kalojnë këtë test delikat. Një element i dytë, i cili lidhet më të parin, është mbërritja në Tiranë në ditët e ardhshme, të stafeve të gjyqtarëve e prokurorëve të huaj, të cilët do të kryejnë kontrollin e figurës së mbi 750 gjyqtarëve e prokurorëve që kanë dorëzuar formularet në ILDKPI.

Duke ju kundërvënë hapur dhe ashpër ambasadorit amerikan, Adriatik Llalla jo vetëm që po kryen një akt rebelimi ndaj një pushteti të cilin e sheh si armiqësor, por duket se po lëshon edhe një thirrje indirekte, për të thirrur në ndihmë të gjithë ata faktorë politikë dhe institucionalë, që kanë qenë dhe janë kundër reformës. Dihet se kjo listë është veçanërisht e pasur me emra, të cilët i bashkon e njëjta frikë, skepticizëm dhe armiqësi ndaj reformës, si edhe vetë Llallën. Duke nisur nga kreu i shtetit, ai i Kuvendit dhe e gjithë opozita.

Së treti, konflikti mes Llallës dhe Lusë duket se ka marrë nota personale, pas bllokimit të vizave të familjes së kryeprokurorit, së bashku me një listë të gjatë gjyqtarësh e prokurorësh të tjerë. Natyrshëm Llalla e ka përjetuar këtë si një sfidë të rëndë në sytë e opinionit publik dhe si një parathënie të mundshme të një penalizimi gjatë fillimit të zbatimit të reformës. Refuzimi i hyrjes në SHBA është një dënim i rëndë për zyrtarët shqiptarë, sidomos kur ai kryhet me lista masive personash, të cilët shihen apriori si të dyshuarit e parë të reformës në drejtësi.

 

Next Post
Më 6 shkurt nis shitja e biletave Itali-Shqipëri

Më 6 shkurt nis shitja e biletave Itali-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

October 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

October 19, 2026
Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

October 19, 2026
Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe organizatorët

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…

October 19, 2026
“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com